Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte njoftuar më parë ka nisur konferencën e tij me gazetarët shqiptarë në lidhje me provat e reja që sipas tij provojnë ‘grushtin e shtetit’ në Shqipëri.
Së pari ai ka kërkuar ndjesë për vonesën me gjysme ore të nisjes së konferencës për shtyp pasi kishte qenë në një takim me ambasadoren e Kanadasë, e cila sipas tij ishte e vetmja e cila kishte kërkuar takim për t’u informuar mbi shqetësimet që ka parashtruar së fundmi presidenti Meta.
“Më falni për vonesën por isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë me të cilën biseduam rreth demokracisë. Është një gjë shumë e mirë që se paku një ambasadore interesohet për çështje të tilla kaq të rëndësishme sa demokracia. Zonja nuk po e kuptonte çfarë po ndodhte këtu dhe unë i kërkova leje pasi ora vajti më e gjatë se duke folur për “rule of law” edhe kjo historia jonë e Gjykatës Kushtetuese, edhe zonja në fjalë s’po kuptonte dot gjë. I thashë të lutem të iki të takoj gazetarët se ka kolegë diplomatë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë, do e sqaroj më vonë plotësisht me dokumente“, tha Meta duke e cilësuar Kanadanë dhe një nga partneret më të rëndësishme euroatlantike.