Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për situatën politike në vend, pas zhvillimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës, raund i cili u mbyll pa asnjë kandidaturë. Por edhe pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që ky të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.
Sipas Abilekajt, Rama dhe Meta janë bashkuar të dy në një akt të paligjshëm të shkeljes së Kodit Zgjedhor, por kjo jo për t’i dhënë kohë opozitës siç është deklaruar, por për interest e tyre.
“Si njohës të mirë të pasojave, po lëvizin fijet e marionetave të tyre në KQZ. Marionetat do të dalin nesër para Drejtësisë së re për shkeljen e Kodit, marionetat do të përgjigjen për prishjen e zgjedhjeve, marionetat do të marrim guximin të dalin mbi Parlamentin. Ata që po lëvizin fijet, do bëjnë përsëri moralistin. Ata që po shkelin ligjin për të mos u prishur me njëri – tjetrin, bëjnë sikur po i dhurojnë opozitës kohë, ndërsa opozita kërkon respektimin rigoroz të afateve që të mos u japë kohë për pazare të metejshme. Kot e vunë në skenën e Kuvendit shfaqjen e Presidentit, për të cilin prapë presin opozitën. Të gjithë e dinë që zgjedhja e Presidentit mund të bëhej në raundin e parë, me 84 vota, po të kishte firmosur Ilir Meta për vazhdimin e koalicionit.”, shkruan Abilekaj.
REAGIMI I ABILEKAJT
Meta në kanionet e Rilindjes
Meta nuk do të heqë dorë nga komoditeti i aleancës me Edi Ramën, por as ka guximin t’i bashkohet aventurës së Edi Ramës për zgjedhje pa opozitën. Kur e ftoi për rafting në kanionet e Skraparit, nuk e mendonte që Rama do t’ja kthente ftesën me një aventurë akoma më të rrezikshme, por historia sugjeron se ata nuk lënë asnjë borxh pa i paguar njëri-tjetrit, madje edhe dyfish. Vetëm se këtë herë, Ilir Meta, që nuk i trembet as kanioneve të Skraparit, as kanioneve të politikës, po bën ç’është e mundur që mos t’i hipë kajakut, nga frika e kanioneve të Rilindjes. Në pritje të ndonjë mjeti më të sigurtë lundrimi, koha po mbaron, duhet të vendosë, ose me Ramën në aventurë, ose vetëm në një betejë pa komoditet. Për të mos zgjedhur asnjë nga këto, ka vendosur të fitojë kohë. Për Ramën është më mirë, t’i lërë kohë se sa të refuzohet e të mbetet vetëm në kokëkrisjen e paprecedentë. Kështu janë bashkuar të dy në një akt të paligjshëm të shkeljes së Kodit Zgjedhor.
Si njohës të mirë të pasojave, po lëvizin fijet e marionetave të tyre në KQZ. Marionetat do të dalin nesër para Drejtësisë së re për shkeljen e Kodit, marionetat do të përgjigjen për prishjen e zgjedhjeve, marionetat do të marrim guximin të dalin mbi Parlamentin. Ata që po lëvizin fijet, do bëjnë përsëri moralistin. Ata që po shkelin ligjin për të mos u prishur me njëri – tjetrin, bëjnë sikur po i dhurojnë opozitës kohë, ndërsa opozita kërkon respektimin rigoroz të afateve që të mos u japë kohë për pazare të metejshme. Kot e vunë në skenën e Kuvendit shfaqjen e Presidentit, për të cilin prapë presin opozitën. Të gjithë e dinë që zgjedhja e Presidentit mund të bëhej në raundin e parë, me 84 vota, po të kishte firmosur Ilir Meta për vazhdimin e koalicionit.
Ai që thotë se do hyjë në zgjedhje me opozitë të emëruar, nuk mund ta fshehë në çadër hezitimin e LSI. Rama është gati ta zgjedhë presidentin pa opozitën dhe të futet në zgjedhje pa opozitën, në mos me 19 me 29 prill do t’i përvishet aventurës fatale, Meta nuk mund të rrijë peng i mëdyshjes, se nuk do ta presë më askush. (D.D/Shuplaka)

Discussion about this post