I pyetur nga gazetarët pas daljes së tij nga SPAK, ish-presidenti Ilir Meta është shprehur mbi arsyet për të cilat është thërritur në Prokurorinë e Posaçme, që sipas tij nuk kanë të bëjnë më përmbushjen e detyrës gjatë kohës që ai ka qenë funksionar. I pyetur mbi çështjen e CEZ-it, Meta përmendi që përveç se CEZ nuk ka patur asnjë përfitim, përkundrazi ka patur një kundërshtim legjitim prej tij.
Kryetari i Partisë së Lirisë ia ka adresuar të gjithë përgjegjësinë e kësaj ftese në SPAK, Endri Fugës dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të Ramës, të cilët nëpërmjet portaleve dhe metodave të tjera korruptive kanë “pushtuar” dhe SPAK-un.
Mbi pyetjet në lidhje me seriozitetin e SPAK-ut për të kryer hetimet, Meta qesh me ironi dhe përmend mos-hetimin e dhjetra çështjeve të denoncuara prej tij. Sakaq ish-presidenti tha:“Nuk jam thërritur për asnjë vendim që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit tim zyrtar për atë periudhë, nëse drejtësia të kërkon, nuk mund t’i shmangesh pyetjeve. Pa asnje diskutim nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që Ilir Meta të ketë favorizuar cilindo. Nuk kam asnjë shqetësim sepse nuk ka asnjë fakt, që Ilir Meta të ketë abuzuar me detyrën. Bashkëpunëtor tjetër është Endri Fuga, dheshumë nga ata që punojnë në qeveri. Mund t’ju them me bindje të plotë se prokurori apo person i autorizuar për të më pyetur, mund të publikojë të gjitha përgjigjet.
Çdo pyetje ta publikojë menjëherë, gjithçka është një mashtrim, ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimit e bëra dhe nga unë. Unë nuk nuk ndaloj askënd që të bëjë pyetje, nuk shkel rregullat dhe procedurat. E dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thërritet Meta në SPAK, janë dhënë nga kongresi i Partisë, Ilir Meta është i hapur, transparent, mezi po presim për ato firmat që vazhdojnë të vjedhin miliona euro nëpër landfille, të ketë akte dhe për të gjitha çështjet, kjo ka sjellë, që Shqipëria të jetë vendi më i korruptuar në kontinent dhe i dyti në botë.
Mendoj se kjo është një çështje e drejtësisë, CEZ nuk ka patur asnjë përfitim, përvec se kundërshtimit tim juridik dhe kjo është e vërtetuar.Ne e kemi bërë detyrën tonë në mënyrë të shkëlqyer në mbrojtje të interesit publik. Kjo sajesë është bërë me portalet e Fugës, unë i kam përgjigjet e qarta, unë kam qenë në vizitë pune, nëse kanë dëshirë të më thërrasin mua, sa herë të jetë ftesë zyrtare unë do të paraqitem.
Është falsifikuar firma e ish-kryetarit të kuvendit, nga kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit të Republikës, po kjo s’ka bërë asnjë shqetësim. Unë kujtova se ishte një nga dhjetra çështjet që unë kam denoncuar në SPAK, ndonëse do të vija patjetër për çdo çështje.”