Lëvizjet në qeveri që bëri Rama u komentuan së shumti si një kërkesë e Ilir metës për të shkarkuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Vetë Rama nga ana e tij i ka mohuar këto zëra duke thënë se shkarkimi i Ministrave bëhet prej angazhimit të tyre në fushatën zgjedhore të qershorit.
Edhe sot në fjalën e tij në kuvend ish-deputeti socialist Ben Blushi u shpreh se të gjitha lëvizjet në qeveri u bën për të plotësuar tekat e Metës.
Në kundërshtim me këto zëra vetë Meta vendosi të flas sot për herë të parë. Kjo edhe për shkak se ditët e fundit ai nuk ka qenë në Shqipëri po në nëj vizitë zyrtare në Finlandë.
Ai tha se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e tij në këtë rast dhe se e vetmja ndërhyrje që ai ka bërë te Rama për çështje ministrash ka qenë ajo për të vendosur Blushin në krye të një Ministrie.
‘’Meqenëse qe një fjalim historik unë u përmenda më shumë se gjithë politikanët e vjetër, nga një politika i ri i sapo ardhur nga ndonjë planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot, nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër.
Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë. Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet’’, tha Meta në replikën e tij për Blushin. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post