Presidenti i zgjedhur Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka deklaruar se kreu i opozitës Lulzim Basha është një nënkontraktor i Rilindjes. Pasi përdori këtë term për Bashën, tha se ky i fundit kishte një borxh ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Së pari nuk më ka përcjellë njeri në presidencë, ishte një zgjehdje që e kërkonte stabiliteti i vendit dhe çdo zgjedhje veprim e performancë e imja në të ardhmen do jetë në këtë interes.
Rama dhe Basha zgjodhën të bëheshin bashkë kundër zgjedhjeve, dhe njëkohësisht Rama kundër aleatëve të tij që tani zbuloi që paskan qenë penguesit gjatë këtyre viteve.
Zoti Rama ishte i gatshëm të futej në zgjehdje pa opozitën dhe ta linte opozitën të thahej në çadër, por e pa që ishte e vështirë dhe një pjesë e ndërkombëtarë ishin dakord, por përgjegjshmëria jonë bëri që Shqipëria të shmangte një rast skandaloz. E keqja është që kryetari i opozitës e përdori për t’u bërë nënkontraktor i Rilindjes. Nuk e kuptojmë cila është arsyeja, një është rritje e LSI-së, së dyti një borxh që ka për t’ja kthyer zotit Rama për favoret e zgjidhura në këto tre orë.
Ai ishte i mërzitur që deri në fund ne insistuam të përfshihej opozita në zgjehdje se ishte turp për Shqipërinë, i mërzitur nga ky qëndrim i LSI-së, PDIU-së, zgjodhi të marrë zotin Basha dhe ta përdori kundër gjithë të tjerëve për interest e tij.”, tha Meta. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post