Ilir Meta e kishte ruajtur një kartë të fortë për të argumentuar çdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit para anëtarëve të Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur enkas për shkarkimin e tij.
“Kisha informacion se ishte planifikuar të digjej Kuvendi i Shqipërisë, ndaj vendimi im ishte reagim i përgjegjshëm ndaj uljes së toneve dhe shmangies së tragjedive”, ishin pak a shumë fjalët e tij në komision.
Ndërsa Presidenti ka dalë në një konferencë për shtyp me gazetarët, kërkesës për më shumë informacion në lidhje me këtë ‘atentat’ të përgatitur ndaj institucioneve të shtetit shqiptar presidenti Meta iu përgjigj:
“Unë nuk mund të them diçka më shumë në respekt të ligjit, e kam thënë në komisionin hetimor. Eshtë e vërtetë, nuk kam gënjyer asnjëherë.
Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar kërkesë Presidencës për tu njohur dhe i kemi thyer përgjigje që institucioni i cili e disponon këtë informacion t’ua vërë në dispozicion sipas rregullave për t’u njohur me dokumente të klasifikuar“, tha Meta.
Gjithashtu ky i fundit u shpreh se në situatën që po kalonte vendi nuk kishte asgjë për t’u çuditur pasi vetëm pak muaj më parë: ‘Kishte konfrontime, plagosje dhe ndriçim më shumë se sa duhet, nuk ka ndodhur para 100 vitesh.
Ajo që mund t’u them me bindje është se në këtë dokument do ti shihni të gjitha zhvillimet, përveç dokumenteve të klasifikuara. Do ti rikthehemi dhe do të kuptoni që ishte një situatë e çmendur dhe këtë mësë miri i pasqyruar dhe në raportin e OSBE ODIHR ku saktësohet se ky antagonizëm ishte tregues së mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të kalonte ndasitë partiake dhe ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje”.
(B.SH./Faxweb.al)