Kreu i LSI, Ilir Meta ka folur për një nga çështjet më pikante dhe në qendër të debatit: Kanabizimin e vendit.
“Ky fenomen meriton një zgjidhje para se të jetë shumë vonë, jo vetëm për rritjen e grupeve kriminale por edhe me pasoja sociale por kjo infrastrukturë po shërben dhe do shërbejë në të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë në një qendër të heroines”,- u shpreh Meta.
“Kjo çështje ka marrë përmasa mjaft shqetësuese. Nuk është vetëm çështja e Departamentit të Shtetit që padyshim është një çështje shumë serioze, por mos harrojmë deklaratat e kreut Antimafia italiane që ka një rritje eksponenciale. Ky fenomen meriton një zgjidhje para se të jetë shumë vonë, jo vetëm për rritjen e grupeve kriminale por edhe me pasoja sociale por kjo infrastrukturë po shërben dhe do shërbejë në të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë në një qendër të heroines”,- deklaroi Ilir Meta.
Hila: 1.5 miliardë euro heroinë thonë raportet, nuk kemi dëgjuar kapje më shumë se 1 apo 2 kg, a ka dorë policia?
Meta: Padyshim që ka policia, doganat dhe në raportin e departamentit theksohej kontrolli mjaft i dobët i kufijve. Absolutisht është momenti që t’i japim goditje dërrmuese këtij fenomeni ose do kemi një ekonomi kriminale, e cila na çon te një shtet i kapur. /Shuplaka/