02:42 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

16:01 | 29/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta për Kadelin në ceremoninë e lamtumirës: Ishte njeri i rrallë, do u mungojë edhe kundërshtarëve

Sot është përcjellë për në banesën e fundit deputeti Gjovalin Kadeli.

Mes  të afërmëve, miqve dhe shumë pjesëmarrësve të tjerë nga politika dhe fusha të ndryshme që ishin në ceremoninë e varrimit të ish deputetit të ndjerë Gjovalin Kadeli, i pranishëm ishte dhe Ilir Meta.

Ai mbajti një fjalim ku e kujtoi deputetin Kadeli si mikun, prindin dhe dhe njeriun me kontribut në jetën politike, i cili do t’u mungojë të gjithëve.

Nga ILIR META

I dashur vëlla, i paharruar Gjovalin! Të nderuar miq! Jam shumë i trishtuar të ndaj të njëjtën dhimbje të madhe dhe të pangushëllueshme me ju sot. Nuk e kisha menduar kurrë më parë një çast si ky dhe një arsye të rëndë si kjo për të ardhur në Lezhë. Ka shumë vite që për të ardhur dhe ndaluar në Lezhë, si qytet, si mik, i ftuar, apo si politikan, një arsye e madhe ishte babai dhe biri juaj, miku dhe kolegu ynë i paharruar, Gjovalin Kadeli. Nuk e kishim menduar kurrë se në një ditë si kjo, Gjovalini do të na mblidhte sërish të gjithëve, por nuk do të na dilte të na priste buzagaz si gjithmonë.

Duke qenë miku ynë i pazëvendësueshëm, Gjovalini sot na kujton boshllëkun e madh njerëzor që ka lënë për të gjithë. Duke qenë gjithmonë i qeshur dhe plot jetë, Gjovalini e bën më të rëndë zinë e sotme në këtë ditë morti. Duke rendur gjithmonë të ngushëllojë dhembjen e të tjerëve, Gjovalini na bën të ndjejmë edhe më të rëndë dhimbjen për atë vetë. Nuk e kisha menduar kurrë që ai mik dhe koleg, me atë gjallëri dhe vitalitet të jashtëzakonshëm, me atë dëshirë dhe dashuri për jetën, do të nisej kaq papritur për t’u ndarë nga gjithë njerëzit që e donin siç i deshte, që e respektonin siç dinte ai t’i respektonte, që u besonte siç edhe ata e besuan për vite të tëra.

Lajmi se Gjovalini ishte sëmurë, në fillim na tronditi. Por ishim të bindur se ai do ta fitonte atë betejë. Do të fitonte mbi sëmundjen e rëndë, si një betejë të madhe që e bënte në emër të fëmijëve të tij të dashur, të nënës së tij të shtrenjtë, por edhe kujtimit të bashkëshortes së tij. Si një betejë që e bënte në emër të të afërmve, miqve dhe shokëve të panumërt dhe gjithë qytetarëve që i besuan për disa herë rresht votën e do t’i besonin me siguri edhe mandatin tjetër përfaqësues në Kuvend.

Gjovalini ishte një njeri i rrallë. Nuk duhej të prisnim këtë ditë ikjeje për të thënë një gjë të tillë, sepse ai e meritoi këtë përgjatë gjithë jetës së tij, që nga detyrat e para që kreu në Lezhë e deri në aktivitetin e tij politik, në të cilin u përfshi menjëherë pas pluralizmit dhe që në fillimet e demokracisë. Një njeri i iniciativës, i sipërmarrjes dhe i politikës, Gjovalin Kadeli u bë që hershëm dhe menjëherë një ndër njerëzit e shquar, të përkushtuar e të dobishëm të qytetit të tij, e më pas një qytetar i merituar i Tiranës politike, si deputet, si anëtar i Komisionit të Ekonomisë, me kontribut të veçantë në Parlament dhe mbi të gjitha me një lidhje të jashtëzakonshme me qytetarët e tij dhe komunitetin që përfaqësonte.

Fatkeqësisht, sëmundja e rëndë e ndërpreu rrugëtimin e tij në karrierën politike dhe për këtë arsye ai do të na mungojë të gjithëve. Gjovalin Kadeli do t’u mungojë miqve, por do t’u mungojë edhe kundërshtarëve, që gjithashtu e vlerësonin dhe e respektonin e çmonin dhe e vlerësonin për karakterin e tij të rrallë dhe të fortë burrëror. Gjovalini do t’u mungojë katër fëmijëve të tij, Ildës dhe Adelës, Iridjanit dhe Adit. Do t’i mungoj nënës Lizë dhe gjithë të afërmve, miqve dhe bashkëqytetarëve të tij.

Edhe në dhimbjet më të thella ka gjithmonë një ngushëllim. Si mik dhe koleg i Gjovalinit, jam i bindur se fëmijët e tij, Adela dhe Ilda, Iridjani dhe Adi do ta mbajnë gjithmonë hapur derën e madhe të Kadelit. Ata do ta mbajnë të hapur atë derë për shokët, miqtë dhe kolegët dhe që bashkë me ta do ta ruajnë gjithmonë babanë e tyre në kujtesë të qeshur, miqësor dhe të përkushtuar, do ta kujtojnë si vëlla për të vetmuarit, si përkrahje për të pamundurit dhe si një shpresë për të dëshpëruarit. Secilit prej nesh do i mungojë kjo pikë takimi dhe miqësie në Lezhë. i përjetshëm kujtimi yt, i dashur vëlla, i paharruar Gjovalin! (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Gjovalin Kadeli
Pas

“PD na diskriminoi, largohu”, POR Adriatik Alimadhi i “Ballit” nuk tërhiqet nga lista e Vlorës

Para

Helmimi në mitingun e PD, dëshmia e militantit: Kur mori fjalën Basha u hodh pluhur nga ana e Kryeministrisë

Para
Helmimi në mitingun e PD, dëshmia e militantit: Kur mori fjalën Basha u hodh pluhur nga ana e Kryeministrisë

Helmimi në mitingun e PD, dëshmia e militantit: Kur mori fjalën Basha u hodh pluhur nga ana e Kryeministrisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.