Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në facebook, ka shprehur ngushëllime për të afërmit dhe miqtë e kantautorit Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.
“U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani”, shkruan Meta në mesazhin e tij.
Postimi i plotë: Një humbje e madhe për artin shqiptar!
U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.
Shumë dhimbje!
Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.
Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!