Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës flet për vendimin e tij për të luajtur në një farë mënyre rolin e ndërmjetësit që duket sikur ka ndërmarrë midis midis pozitës dhe opozitës.
“Është çështje që i takon gjithë shqiptarëve, zgjedhjet nuk janë pronë as e pozitës as e opozitës, është çështje e çdo qytetari shqiptar i cili ka të drejtë të vendosë për të vendosur për të ardhmen e tij.
Nuk është çështje se ska zgjedhje pa opozitën, ne e diskutojmë si një vend europian, jemi vend anëtar i Natos dhe ne i japim fund çdo shprese për hapjen e negociatave dhe ne e kthejmë Shqipërinë prapa në 96-ën…
Nuk dua ta shikoj këtë gjë, por ta kuptojmë dhe të mos shkojmë në drejtim të paditur në të gjitha planet, dhe të kemi parasysh se nga të gjitha përgjegjësitë që mban, ai ka eksperiencë, në parlament ka shumë politikanë që kanë qenë në politikë në 96-ën.
Unë besoj shumë që edhe zoti Rama edhe zoti Basha, si dy aktorë kryesorë në dy kampet mazhorancë-opozitë, do të reflektojnë dhe do të ulen të marrin përgjegjësitë që utakojnë që vendi të ketë zgjedhjet që meriton.
Unë mendoj që mazhoranca jo vetëm që ka përgjegjësi, por njëkohësisht edhe në planin pragmatik nuk ka pse të ketë nga frikë nga pjesëmarrja e opozitës sepse është një mazhorancë mjaft e gjerë dhe mjaft e qetë.
Opozita duket se nuk ka çfarë të humbasë dhe duhet patur kujdes nga dikush që s’ka çfarë të humbasë sepse nga dëshpërimi mund të bëjë veprime që mund të rrezikojnë në tërë, është detyrë e mazhorancës për të marë veprime për zgjedhje transparente, pa opozitën nuk ka.
Jemi në një moment delikat, përkon me zgjedhjen e presidentit në prag të zgjedhjeve, kur jo vetëm duhet të organizojmë institucionet e reja për Vettingun dhe Reformën në Drejtësi.
Ka ardhur një kohë të gjejmë një zgjidhje para se të skadojnë afatet.”, shprehet Meta. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post