Kreu i Kuvendit dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim i pyetur në “Zonë e Lirë” se a do të kandidojë për president dhe a është në planet e tij politike ai e ka mohuar këtë gjë duke thënë se cështja e presidentit është një cështje proceduriale dhe serioziteti.
“Jemi në një moment mjaft delikat, e mohoj që do të kandidoj. Unë jam kryetar i LSI dhe dua të përmbush përgjegjësitë që më jep ky post. Cështja e presidentit mund të krijojë shumë probleme, na duhet të jemi tepër të kujdesshem. Shqipëria ka burra dhe gra që mund ta bëjnë këtë punë shumë mirë, po patjetër e refuzoj postin e presidentit. Është shumë e rëndësishme që edhe ky proces të relizohet në një atmosferë pozitive dhe konstruktive. Të normalizojmë këtë situatë të pakëndëshmë të krijuar. Presidentin e shikoj si një njeri që të gëzojë respektin e të gjithë palëve. Mund të mos biem kurrë dakort. Nuk duhet të shkojmë në një situatë ku kontestohet cdo institucion. Nuk e synoj dhe e kam përjashtuar”, tha ai.
I pyetur nëse presidenti mund të vinte nga radhët e LSI ai tha se kjo nuk është shumë e rëndëshishme dhe se LSI nuk do ta përdorë cështjen e presidentit për kushte elektorale .
“Nuk është e rëndësishëm që të jetë nga LSI. As nuk e refuzoj as nuk e kërkoj. Cështja e presidentit është cështje serioziteti. LSI nuk ka asnjë synim që të përdorë presidentin për kushte elektorale. Presidenti duhet të na ndihmojë për një klimë sa më pozitive. Sa më konsenual që të jetë i mundshëm.Është cështje proceduriale” tha ai.
Presidenti i ri pas Bujar Nishanit do të zgjidhet sipas afateve brenda muajit prill dhe nga ky parlament.
(M.D/ Shuplaka)