Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së Lulzim Basha janë bërë bashkë kundër LSI-së.
“Rama dhe Basha zgjodhën të bëheshin bashkë kundër zgjedhjeve, dhe njëkohësisht Rama kundër aleatëve të tij që tani zbuloi që paskan qenë penguesit gjatë këtyre viteve.”, tha sot Meta.
Më pas, presidenti i ardhshëm i Republikës bëri thirrje që dy kundërshtarët e tij politik t’i japin fund shantazheve që bëjnë me administratën ndërsa ka shtuar me ironi se e di ai se sa trima janë ata.
“E di unë se sa trima janë ata, kanë probleme, janë delirantë. Kanë punën e tyre, por zgjedhjet janë pronë e qytetarëve shqiptarë. Duhet t’i japin fund shantazheve të shëmtuara që po bëjnë me administratën, ta dinë se LSI është parti e Rilindjes së Shqipërisë dhe do ta marrin nga ata goditjen. Të bëhen gati për 26 qershorin.”, deklaroi Meta. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post