15:51 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta për Ramën: Jo vetëm policia por edhe mjekësia nuk i bën dot derman

19:53 | 21/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Rama i tmerruar se Berati është i kuq flakë

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, në takimin përmbyllës të LSI-së në Berat, u ka bërë thirrje drejtorëve të Policisë së Shtetit, se nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, mëshirë, për ata që kërkojnë të kërcënojë qytetarët e Beratit, për votën e lirë. Madje tha duke nënkuptuar kryeministrin Rama, se jo policia, por as mjekësia nuk i bën dot derman.

“I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjithë atyre që kanë ardhur me idenë për të marrë porosi nga dikush që jo vetëm policia por edhe mjekësia nuk i bën dot derman. Nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, mëshirë, për çdo drejtues policie, apo për çdo bandit që kërkon të kërcënojë qytetarët e Beratit, për votën e lirë.”, tha Meta.

Kujtojmë se një ditë më parë, LSI ka paditur në Prokurori kryeministrin Edi Rama. Kjo për shkak të deklaratave të tij ku i bënte thirrje Policisë së Shtetit që të angazhohej në fushatë.

Sipas LSI-së deklaratat e kryeministrit e tregojnë qartë se ai nuk gjendet në një situatë të qëndrueshme mendore dhe se duhet të bëhet kontrolli i tij mjekësor.

PJESË NGA FJALA E METËS

“Shqipëria do eci me drejtimin e ri, me LSI dhe me gjithë socialistët dhe demokratët e përgjegjshëm. Mediat italiane konfirmuan se LSI është gati për të drejtuar qeverisjen e vendit. Fitoren e shoh kudo, optimizmin në fytyrat tuaja, ashtu sikurse shoh panikun e atyre të cilët të trembur nga momenti i lirë i popuillit shqiptar, përpiqen t’i frikësohen në mënyrat më të turpshme.

Ne do fitojmë sepse ne jemi partia e rinisë së Shqipërisë, uragani i rinisë së Beratit dhe rinisë urbane. Ne do garantojmë votën e lirë të çdo shqiptari, jo vetëm për LSI-në. Ne nuk i ndërrojmë deputetët tanë siç i ndërrojnë të tjerët çdo katër vjetë. E keni vënë re? Pse i ndërrojnë? Sepse gënjejnë, mashtrojnë e nuk i voton më njeri, sepse thelbi i Rilindjes është vetëm gënjeshtra, pabesia dhe mosmbajtja e premtimeve. Ne jemi krenarë për deputetët tanë, ata janë të gjithë bio, nuk janë OMGJ.

Tani kam një lutje, nuk dua të dëgjoj më do marrim 3 apo katër, ne do marrim 5 deputetë dhe Tomit dhe Jerry-t do t’u lëmë vetëm ndonjë deputet sa për sy. Ne jemi socialist por edhe demokratë. Ne i duam të gjithë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjithë atyre që kanë ardhur me idenë për të marrë porosi nga dikush që jo vetëm policia por edhe mjekësia nuk i bën dot derman. Nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, mëshirë, për çdo drejtues policie, apo për çdo bandit që kërkon të kërcënojë qytetarët e Beratit, për votën e lirë. Forcë e parë, forcë e paparë.

Të gjithë drejt kutive të votimit më 25 qershor, e gjithë Shqipëria një million plusa për demokracinë, një million zemra. Rroftë populli i Beratit, rroftë rinia e Shqipërisë.”, tha Meta.

Etiketa: ilir meta
Pas

Pas denoncimit të Halimit për sulmin ndaj FRPD në Urën Vajgurore, Policia jep detaje

Para

“Kush do të dalë forcë e parë”, çfarë thonë shifrat në sondazhin e dytë te SHUPLAKA

Para
“Kush do të dalë forcë e parë”, çfarë thonë shifrat në sondazhin e dytë te SHUPLAKA

“Kush do të dalë forcë e parë”, çfarë thonë shifrat në sondazhin e dytë te SHUPLAKA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.