02:55 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta për reformën në drejtësi: Konsensusi tregon që s’është e pamundur, do bëjmë gjithçka që mos të ndalet

12:54 | 03/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit
0
Meta për reformën në drejtësi: Konsensusi tregon që s’është e pamundur, do bëjmë gjithçka që mos të ndalet

Bashkëkryetari i koalicionit qeverisës vlerësoi mbështetjen e reformës në drejtësi nga 140 deputët, që sipas tij është tregues i qartë se arritja e konsensusit është e realizueshme edhe në rastet kur duket mision i pamundur. Megjithatë Meta theksoi në konventën e LSI-së se do bëjë të pamundurën për t’i shkuar deri në fund kësaj reforme.

“Jemi krenarë që ishim pjesë e kësaj reforme që nga dita e parë e lancimit të idesë dhe deri në mesnatën e 21-22 korrikut, për të nxitur konsensusin. Me kalimin e kohës do të harrohen shumë gjëra, por do të mbahet mend që reforma u miratua me konsensus të plotë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që paketa e ndryshimeve kushtetuese të hyjë sa më parë në fuqi. Do të bëjmë gjithçka që kjo reforma të vazhdojë pa u ndalur.”, deklaroi Meta.

Ai bëri thirrje që të lihen mënjanë dallimet partiake e të punohet në të mirë të vendit, për të rritur sigurinë juridike për të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit në vend.

Referuar arritjeve të kësaj qeveria, Meta përmendi ndër të tjera shlyerjen e borxhit të prapambetur ndaj sektorit privat dhe rritjen e ekonomisë. “Kthyem besimin tek financat publike. Shlyem borxhin dhe zhvilluam ekonominë. Rritja ekonomike pritet të jetë 3.5% këtë vit, nga 0.5% në 2013-ën. Fuqizuam sektorin privat dhe rritëm numrin e studentëve në arsimin profesional. Në 3 vite kemi arritje të prekshme. Të punojmë së bashku për ta bërë politikën mjet zhvillimi, shërbëtore transparente të interesave të publikut dhe një shans për të gjithë për një jetë më të mirë.”, tha më tej Meta.

Etiketa: ilir metaKonventaKuvendLSImetareforma ne drejtesi
Pas

Meta i del kundër Ramës: Retorikat nacionaliste me Greqinë, ballkanike dhe jo europiane

Para

FLAGRANTE me aksidentin në Vlorë, viktima për disa minuta në mes të rrugës (VIDEO)

Para
FLAGRANTE me aksidentin në Vlorë, viktima për disa minuta në mes  të rrugës (VIDEO)

FLAGRANTE me aksidentin në Vlorë, viktima për disa minuta në mes të rrugës (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.