14:49 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Meta për Vorën humbi dhe Vlorën”, Shkëlqim Selami flet për heqjen e mandatit

22:30 | 12/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkëlqim Selami: S’mund të më bëjnë pis! Mua mandatin ma ka dhënë Vlora, s’ma heq dot njeri!

I ftuar në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ish-deputeti Shkëlqim Selami ka dhënë detaje lidhur me hetimet e Prokurorisë ndaj tij.

Sakaq, heqjen e madatit të tij të deputetit, Selami e konsideron me prapavijë politike.

“Nuk dua të paragjykoj, por që ka prapavijë politike për heqjen e mandatit të tim. As që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh”, u shpreh Selami.

Sipas ish-deputetit, nuk ishte Rama ai që nuk e donte atë në postin e deputetit pasi ai e propozoi, por kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

 “Meta për Bashkinë e Vorës humbi dhe Vlorën”, shtoi Selami.

Intervista:
Ylli Rakipi: Në përmbyllje të vitit që lamë pas, Shkëlqim Salami nuk është më deputet i parlamentit shqiptarë. Nuk është më sepse Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve me kërkesë të prokurorisë të përgjithshme i ka hequr mandatin. Zoti Selami, ju nuk jeni më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ligji i dekriminalizimit, nëpërmjet prokurorisë dhe KQZ-së, ju goditi ju dhe dy të tjerë ditët e fundit të vitit të kaluar. A ishte kjo një ngjarje e papritur për ju?
Shkëlqim Salami: Absolutisht isha totalisht i papërgatitur për këtë ngjarje që ndodhi. Sepse nuk kam pasur ndonjë gjë me drejtësinë. U gjenda para një fakti të kryer duke nxjerr një dokument të policisë italiane, të vitit 94 që kjo është një fazë, për arsye se unë kam një vendim gjykate të 2007 që nuk kam asnjë lloj faji me atë akuzë që është bërë atëherë.

Ylli Rakipi: Në fakt organi akuzës, çdo njeri që e konsideron fajtorë për ndonjë gjë, kur ngre një akuzë e thërret, prokuroria e republikës së Shqipërisë ju ka thirrur z. Salami?
Shkëlqim Selami: Prokuroria mua më ka thirrur, gjë që unë kisha pikëpyetjet e mia. Ajo më ka çuar një dokument, që i ka dërguar KQZ-ja, e cila thotë që në lidhje me ‘Z.Selami nuk ka asnjë papajtueshmëri me vet deklarimin’. Prokuroria Brenda gjysmë ore dërgon në zyrat e Kuvendit një shkresë që të paraqitem të nesërmen në prokurori. Jam paraqitur në prokurori, vajta pa avokat. Nuk e prisja që do më merrnin në pyetje dhe më thanë që është një pyetësor administrative. Kaq.

Ylli Rakipi: Ju mendoni që prokuroria e ka zhvilluar procedure e qartë të kësaj. Organi i akuzës në rastin konkret, komunikon me njeriun që do ta penalizojë komunikon me të dhe merr vendimin duke biseduar me të. Ju jeni dakord që proceduara që ka ngrit prokuroria është e qartë për ju?
Shkëlqim Selami: Nuk është e qartë është shumë e shpejtë. Nuk më la mundësinë që dhe ato dokumente, që ajo nuk i dispononte, ti sillja që unë i solla nga jashtë. Por nuk dua ti paragjykojë.

Ylli Rakipi: Z. Salami unë e shoh këtë si një ligj të ndërtuar me vrap e sipër ku politika ka future duart fortë dhe përpiqet që njëra palë apo tjetra të fitojë. Në rastin konkret, ky vrapim i madh duket se ka një qasje
Shkëlqim Selami: Nuk dua të paragjykoj por që ka prapavijë politike, as që bëhet fjalë që ka. Sepse nxitimi ishte i madh.

Ylli Rakipi: Meqenëse media nuk ka qenë shumë e hapur në rastin ku diskutohen këto, po të ishte një media e huaj do ta merrte fjalë për fjalë vendimin e prokurorisë dhe do merrej gjerësisht. Unë sigurisht nuk jam hetues por të përpiqemi të hymë brenda çka prokuroria ka bërë me ju, ka akumuluar dhe ka vendosur. Prokuroria e Republikës së Shqipërisë, ju ka hequr mandatin, duke e konsideruar të shkuarën tuaj kriminale. A mund të quheni ju, person me precedentë penale, apo person i rrezikshëm?
Shkëlqim Selami: Absolutisht që nuk kam qenë dhe nuk jam një person me precedent penal. Nuk kam qenë dhe nuk jam. Nuk do merrja guximin kurrë të merresha me politikë nëse do kisha ndonjë gjë. Unë kam qenë në Vlorë, në Vlorë dihet një tranzicion i gjatë. Unë nuk kam qenë një njeri në shtëpi i mbyllur, kam qenë një njeri aktiv. Ishim pjesë e “aventurës”, duke qenë se ishim të rijnë, për të bërë më të mirën dhe punonim shumë 24 në 24.

Ylli Rakipi: Zoti Selami, sipas prokurorisë, ju jeni shpallur në kërkim më 24 tetor 1994 nga Gjykata e Brindisit, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim favorizimin e hyrjes ilegale të shtetasve ekstra-komunitarë”, thënë ndryshe trafik i qenieve njerëzore me gomone. Çfarë komenti keni?
Shkëlqim Selami: S’ka asgjë të vërtetë. Unë nuk kam ditur fare se ka një vendim gjykate nga Brindisi për personin tim. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: shkelqim selami
Pas

“Nostalgji për “liri”, Blushi publikon foton e vjetër me…

Para

Përfshihet nga flakët hoteli në Lezhë, nuk ka të lënduar (FOTO)

Para
Në flakë një kasolle ushqimore dhe banesë në Devoll, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët hoteli në Lezhë, nuk ka të lënduar (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni i Ekonomisë ‘ok’ rishikimit të parë të buxhetit, jepen 10 mln dollarë për biznesin inovativ të Mira Muratit

Hasani në Athinë takim me homologun grek: Dialog konstruktiv për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

EMRI – La Amerikën dhe iu bashkua ISIS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, kryeministri polak do t’i nënshtrohet mocionit të votëbesimit më 11 qershor

Vrasja e Artan Cukut! Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Levin

Presidentja Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut, nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda

Britania përgatitet për luftë, raporti: Londra do pajiset me 12 nëndetëse luftarake

Albin Kurti priti ish-deputetin gjerman Michael Roth, diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe situatën politike në Kosovë

Hakmarrja ruse, SHBA: Përgjigja e Moskës do të jetë masive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.