Ilir Meta u votua sot në Kuvend me 87 vota pro për President Republike. Pas zgjedhjes së tij, në selinë e LSI-së ka nisur festa.
Simpatizantë të LSI janë mbledhur rreth selisë së partisë në kryeqytet.
Meta u zgjodh sot me vetëm dy vota kundër.
Meta pritet ta marrë detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Nishanin. Mandati i Metës do të jetë deri në vitin 2022.
Meta tha se pavarësisht se shumica i kishte votat, u investua për një konsensus sa më të gjerë politik.
“Disponimi nga ana jonë dhe nga ana ime që edhe posti i Presidentit të Republikës, pavarësisht se kjo maxhorancë i kishte vota të investohej për një konsensus sa më të gjerë për të investuar klimën e besimit në vend”, tha Meta.(M.D/Shuplaka)