18:26 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta President, të gjitha LËVIZJET që çuan në propozimin e emrit të tij

09:12 | 28/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta President, të gjitha LËVIZJET që çuan në propozimin e emrit të tij

Zhvillimet politike në vendin tonë morën dje një kthesë mjaft të rëndësishme. Kur u duk se tensioni u përshkallëzua me fjalimin në Kuvend të Gramoz Ruçit me tone të larta ndaj kreut të Kuvendit Meta, pas kësaj gjithçka do të merrte kthesën e madhe.

Në Kuvend në tre raundet e para nuk kishte një emër për të zënë postin dhe nëse digjej dhe raundi i katërt PS-ja kërcënonte se do të zgjidhte një emër edhe pa LSI-në pasi votat sipas Ruçit i kishte. Ai i kërkoi kreut të Kuvendit që në rast se deri sot nuk zgjidhej presidenti i ri vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

‘’Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, mos na detyroni ta zgjedhim presidentin vetëm. Unë shpresoj të mos na detyroni dhe as e marrim përsipër të shkelim këtë forcë poltike.

Prandaj z.kryetar ju takon juve si forcë politike, që jeni vendosur si negociator dhe keni kaq kohë, pse mos ta them troç që keni anuar nga ana tjetër. Prandaj ju kërkoj edhe juve të reflektoni, të mos e mbyllni këtë parlament vetëm për ata të çadrës. Do ju kërkoja të mblidhnit Konferencën e Kryetarëve, ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje brenda 45 ditësh.”, u shpreh ndër të tjera dje Ruçi.

Pas kësaj Meta lajmëroi menjëherë mbledhjen e Kryesisë, nga ku dolën me dy propozimë konrete për postin e Presidentit: Ilir Meta dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë një tjetër takim u zhvillua në Vilën 30 mes Ramës dhe Metës ku me shumë gjasa është vendosur që Meta të votohet zyrtarisht sot në Kuvend.

Edhe Partia Socialiste mblodhi Kryesinë e saj ku 18 firmave të LSI-së për Metën President iu bashkuan dhe deputetët e Ramës. Pas mbledhjes Balla deklaroi se PS-ja do të mbështesë kandidaturën e Ilir Metës për President.

Dje në ‘Top Story’ Rama deklaroi se Meta është Presidenti që i duhet vendit pasi ai mund të ketë marrëdhënie të mirë me të gjithë.

“Sot unë jam shumë i qetë përpara shqiptarëve. Më njeri që është me PD-në po jo në PD se Ilir Meta nuk ka. Ai ka marrëdhënie të mira me të gjithë, flet me të gjithë. Me kalimin e kohës edhe PD-ja do ta kuptojë këtë. Meta është i prerë për të qenë me të gjithë dhe me asnjë”, tha dje Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ilir metalevizjetmetapresident
Pas

“Ndjenjë e papërshkruar, shtrihu shkë*dhatë shqiptare”, maqedonasi që rrahu Ziadin Selën shpreh ngazëllimin

Para

“Ajo që ndodhi s’është vetëm problem i Maqedonisë”, Vuçiç telefonon Gruveskin

Para
Deklarata e Thaçit për krijimin e ushtrisë së Kosovës, Vuçiç: Harroje egon tënde!

“Ajo që ndodhi s’është vetëm problem i Maqedonisë”, Vuçiç telefonon Gruveskin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.