18:25 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta pret Haradinajn në zyrë, zbulohet për çfarë kanë biseduar (FOTOT)

13:45 | 27/09/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta pret Haradinajn në zyrë, zbulohet për çfarë kanë biseduar (FOTOT)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Në këtë takim, Meta dhe Haradinaj diskutuan për qeverinë e re të Kosovës.

Meta e uroi Haradinaj për detyrën e tij të rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane.

Po ashtu, Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Një tjetër çështje për të cilën diskutuan Meta dhe Haradinaj ishte edhe dialogu i Serbisë me Kosovën, për të cilin Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, rëndësia e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin, ishin të tjera pika për të cilën Meta shprehu vlerësimin e tij. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: ilir metaramush haradinaj
Pas

Zbulohet amendamenti i PD-së për Vettingun, cilat janë propozimet e demokratëve për pagat dhe stafin

Para

Veliaj për drekë ha sufllaqe dhe i konsumon në zyrë pa lëvizur fare

Para
Veliaj për drekë ha sufllaqe dhe i konsumon në zyrë pa lëvizur fare

Veliaj për drekë ha sufllaqe dhe i konsumon në zyrë pa lëvizur fare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

Dhoma e Avokatisë Berat kundër miratimit të draft-kodit të Ri Penal: Rrezikohen profesionet e lira dhe liria e Avokatëve

BE konfirmon sistemin e ri të kontrollit kufitar, ja kur do të hyjë në fuqi EES

Alarmi për cunami, mbyllen përkohësisht vendet turistike në Ishujt Galapagos

Osmani: SHBA-ja ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Lufta tregtare/ Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.