Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot kardinalin Ernest Simoni Troshani. Takimi u krye në zyrën e Metës në presidencë.
Mësohet se gjatë këtij takimi, presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
Ndër të tjera, Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës. Po ashtu e siguroi atë se do e mbështeste misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar.
Kujtojmë se kardinali Troshani ishte i pranishëm në ceremoninë e shugurimit të katedrales së Nënë Terezës në Prishtinë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2733″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]