Kreu i Shteti Ilir Meta ka takuar gjatë ditës së sotme Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherinin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se pavarësisht sfidave dhe vështirësive, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Presidenti thekson se këto sfida dhe vështirësi kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, duke shtuar se prania e Mogherinit në Samitin e Brdo-Brijuni, është tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara.
Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.?????
(F.GJ/FAXWEB.AL)