Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Turqi është pritur në një takim nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Fokusi i takimit ishte dhe lufta kundër terrorizmit, si dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.
Postimi i Metës për takimin:
Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post