Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me sulmin që po ndodh në “Prestige Resort” në Golem.
Me një shkrim në ‘Facebook’ Meta, duke publikuar dhe shkresën që vërteton se Prestige ka leje ndërtimi, thekson se shembja bëhet në shkelje të çdo ligji dhe procedure.
Mes të tjerash Meta thekson se tashmë është koha “për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!”.
Postiimi i Metës:
Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.
Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!
Discussion about this post