Presidenti i vendit Ilir Meta ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka postuar një foto ku tregon me statistika për të rinjtë që duan të largohen nga Shqipëria, dhe të rinjtë që studiojnë jashtë vendit dhe sipas Metës nuk duan të kthehen në Shqipëri.
Meta shprehet se rinia shqiptare ka nevojë për besim që të qëndrojë këtu dhe për punësim të sigurt pas përfundimit të studimeve.
“80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. 94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen. RINIA KA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM!”, shkruan Meta në postimin e tij.
Prej ditësh është ndezur diskutimi midis krerevë të shtetit për emigrimin e të rinjve pas përfundimit të studimeve të tyre, apo të rinjve që studiojnë jashte vendit dhe refuzojnë që të kthehen të punojnë në vendin e tyre, dhe një nga shkaqet kryesore sipas të rinjve janë pagat e ulta, por dhe mungesa e stabilitetit në Shqipëri.