Presidenti i zgjedhur Ilir Meta në mitingun përmbyllës në Berat u shpreh se kryeministri Rama tmerrohet se Berati është me LSI-në dhe se të dielën kjo forcë nuk do të surprizojë teksa do shpallet forcë e parë.
Pjesë nga fjala e Metës:
Ai i bëri thirrje policsë, i tmerruar se Berati është dhe do të i kuq, është dhe do të jetë me LSI.
Në 25 qershor, siç e patë në Kavajë, do t’i shporrë bandat e rilindjes, që nuk kanë lidhje me qyteatrët, ndaj asnjë shpresë të mos ketë , Berati do jetë i kuq flakë fare. Sepse Berati nuk i harron mashtrimet, u jep besën burrave të besës. Berati do të votojë tani jo për të vazhduar edhe katër vjet cirkun e rilindjes, Berati ka halle, të rinj pa punë, që duan shpresë, që nuk duan të mbushin më llotaritë amerikane e kanadeze, për të hapur 170 mijë vende pune. Taksat tuaja dhe gjithë shqiptarëve nuk do bëhen më palma, do shkojnë në sekptrët më proiritarë, që gjenerojnë rritje të eksporteve, ne pamë jo se si ështëet shteti por qameti sesi përdoret policia, presioni, shantazhi, dhuna, burgosja, ndaj të vobektëve, sesi bëhen akte ligjore që oligarkët të fshijnë borxhet ndaj tatimeve, hendeku social ëhstë shtuar, Berati ëhstë për drejtimin e ri.
Shqipëria të ketë shpresë dhe besim, të mos vuajkë nga brengat e pafundme, ndaj e kemi shumë të thjeshtë, të shkarkojmë kreun e Rilindjes sesa të rinjtë dhe të rejat të braktisin Beratin dhe Shqipërinë.
(M.D/Shuplaka)