01:06 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Merrni masa sa më shpejt, mos kurseni asgjë”, Meta mesazh të fortë pas ndarjes nga jeta të mjekut: Siguroni sa më shpejt vaksinën

13:36 | 13/12/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do të bëjë nëse mazhoranca i rrëmben kompetencat? Meta i kujton mazhorancës popullin e 2 Marsit

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekut anestezist, Mihal Kërci, nga koronavirusi, teksa e cilëson këtë një humbje të rëndë që kërkon reflektim të thellë.

Sipas Kreut të Shtetit, situata e krijuar nga koronavirusi kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë, ndërsa thekson se duhet siguruar sa më parë vaksina dhe vaksinimi për personelin mjekësor.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës: Ndarja nga jeta e Dr.Mihal Kërcit, personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, është një lajm shumë i hidhur për familjen, pacientët dhe të gjithë mjekët. Ngushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë.

Humbja e jetëve, si pasojë e COVID-19, të shumë mjekëve të shkëlqyer si Drini Dobi, Bledi Nini dhe të tjerë, është e pazëvendësueshme dhe boshllëku i krijuar në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve tashmë ka për të qenë shumë problematik.

Kjo situatë kërkon marrjen e masave të shpejta, pa kursyer asgjë. Përsosja dhe furnizimi i bollshëm e pa kufizim me mjetet më të mira mbrojtëse për personelin mjekësor. Dezinfektimi i vazhdueshëm dhe rigoroz i mjediseve mjekësore për arritjen e sigurisë maksimale të tyre.

Sigurimi sa më parë i vaksinës dhe vaksinimi me prioritet i personelit mjekësor. Shpërblim financiar dinjitoz dhe të shtuar. Janë këto disa nga masat më urgjente dhe efektive, që duhen marrë sa më parë.

Çdo investim në këtë drejtim, ështe investim jo vetëm për jetën dhe shëndetin e mjekëve por edhe për shendetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, veçanërisht në këto kohë të vështira pandemie.

Pas

Jeta si në filma e Florian Markut/ Nga burgu te fejesa me të dashurën xheloze, çfarë e mbajti 1 vit e gjysmë jashtë ringut

Para

Nuk ”pi ujë” gazi dhe dhuna ndaj të rinjve, organizohet protesta e radhës, 4 kërkesat që kanë qytetarët

Para
Nuk ”pi ujë” gazi dhe dhuna ndaj të rinjve, organizohet protesta e radhës, 4 kërkesat që kanë qytetarët

Nuk ''pi ujë" gazi dhe dhuna ndaj të rinjve, organizohet protesta e radhës, 4 kërkesat që kanë qytetarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.