Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dënuar sulmin e ndodhur në Las Vegas ku humbën jetën të paktën 50 vetë u vranë dhe më shumë se 406 u plagosën në një koncert të muzikës country në Las Vegas të dielën në mbrëmje.
“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike,” skhruhet në njoftimin e Presidencës. (B.H/Shuplaka)