Në një konferencë për mediat, kryetari i Kuvendit vlerësoi interesin e faktorit ndërkombëtar referuar edhe takimit të sotëm me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, për të cilin ai bëri me dije se kishte në fokus reformën në drejtësi.
“Takimet me ambasadorët kanë pasur në qendër ecurinë e procesit të integrimit, ecurinë e zbatimit sa më shpejt të reformës në drejtësi dhe atë të ligjit të Vettingu-t. Nevojitet që të zbatohet sa më shpejt reforma, e cila duhet të udhëhiqet nga Komisioni i Venecias.”, u shpreh Meta.
I pyetur lidhur me thyerjen e afatit të reformës zgjedhore, kryeparlamentari deklaroi se reforma zgjedhore duhet të kishte përfunduar me kohë por çdo përpjekje e jona me në fokus reformën në drejtësi, e justifikon: Çdo tejkalim në drejtim të integrimit konsiderohet pozitiv.”
Ai u pyet nga gazetarët lidhur edhe me postin e presidentit, për të cilin ai tha se nuk duhet të diskutohet pasi “presidenti është në detyrë” dhe letrën drejtuar atij nga Ristani. “Kam marrë një letër që do ta lexoj me vëmendje. Por dihet që kryetari i Kuvendit nuk qëndron mbi rregullat e përcaktuara.”, tha Meta.