Aktori i humorit Bes Kallaku ka publikuar një video së bashku me “të mjerin më të famshëm në Shqipëri” Ard Daullxhiun dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Videoja ka një mesazh për Ermal Mamaqin i cili i ka premtuar disa vite më parë Daullxhiut që kur të martohet do t’ja bëjë ai dasmën.
Tani që ai është martuar, kërkon që Ermali të mbajë premtimin madje këtë kërkesë ka edhe Bes Kallaku me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Meta shfaqet në fund të videos duke thënë “Ermal Mamaqi ky është një shans për ty”, teksa në sfond dëgjohen të qeshura. (M.D/Shuplaka)
https://www.facebook.com/BesKallakuReal/videos/1874811286106254/