Gazetari Mustafa Nano thotë se performanca e Presidentit Meta ditën e sotme në Komisionin Hetimor ishte fantastike.
Këtë deklaratë Nano e bëri në emisionin “Opinion” ku theksoi se Komisioni Hetimor është një veprim i gabuar që nuk do të finalizohet.
“Komisioni Hetimor një veprim i gabuar që s’ka për tu finalizuar. Performacna e Metës sot ka qenë fantastike, një nga gjestet më të mira që ka bërë ndonjë politikan shqiptar. Shkoi si zotëri i vërtete, me qetësi dhe beri sqarimet e veta në mënyrë perfekte dhe shume të mirë. E përsëris që performanca ishte fantastike”, tha Nano.