Pas konferencës për shtyp dhënë paraditen e sotme, Ilir Meta, është fotografuar së bashku me stafin dhe gazetarë të politikës, një foto e shkrepur për herë të fundit ku ai shfaqet si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Ai shihet i rrethuar nga stafi dhe disa gazetarë që i drejtuan pyetje Metës në daljen e fundit për mediat si kryeparlamentar, ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Përbri fotos së publikuar, Emiljano Aleksi shkruan se “një burrë shteti është një politikan që vë veten në shërbim të kombit”.
Një burrë shteti është një politikan që e vë veten në shërbim të kombit, ndërsa një politikan është një shtetar që e vë kombin në shërbim të vetes. #Faleminderit të gjithë #kolegëve dhe #kolegë. Do përballojmë me përgjegjësi sfidat që na presin në të ardhmen.