Meta surprizon që me mëngjes vajzat dhe gratë e LSI-së. Kreu i Kuvendit ka takuar këtë 8 mars disa nga gratë e suksesshme të LSI-së, mes të cilave ministren Klajda Gjosha, zëvendësministren Nora Malaj, deputetet Erisa Xhixho dhe Kejdi Mehmetaj etj. Mes tyre nuk mungon as deputetja Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e Metës.
”Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në Ministrinë e Integrimit. Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, kreu i LSI-së, zoti Ilir Meta.
Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, ai vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit.
Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Kështu nisi dita e 8 marsit për zonjat e LSI-së. Tashmë ato janë në të gjithë vendin për t’iu dhënë mbështetjen çdo gruaje, nëne, vajze, në çdo cep të Shqipërisë. Gëzuar 8 marsin!”, shkruan ministrja e Integrimit Gjosha. (V.G/SHUPLAKA)