06:34 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta takim me Presidentin e Senatit italian, Petro Grasson: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

16:41 | 12/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takim me Presidentin e Senatit italian, Petro Grasson: Bashkëpunim në luftën kundër krimit

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, presidenti, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso. Në takimin me Presidentin e Senatit Grasso, Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale e të partneritetit të veçantë strategjik dhe u ndal në mënyrë të veçantë tek vullneti i përbashkët për të rritur e zgjeruar më tej bashkëpunimin dhe koordinimit mes ligjëvënësve të të dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes strukturave të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të lëndëve narkotike, për të arritur më shumë rezultate në këtë drejtim. Presidenti Meta dhe zoti Grasso theksuan se vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit, shkëmbimit në kohë të informacionit dhe ndërmarrjes së veprimeve të mirë-koordinuara mes dy vendeve, por edhe me vende e organizata të tjera partnere, mund të përballohen me sukses këto sfida e kërcëcnime.

Gjithashtu presidenti Meta evidentoi angazhimin e institucioneve shqiptare për reformën në drejtësi si dhe pritshmëritë nga zbatimi i kësaj reforme, si në drejtim të kthimit të besimit tek institucionet e drejtësisë dhe krijimit të një klime të më të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj në Shqipëri, në mënyrë të vecantë atyre italianë. Bashkëpunimi mes dy parlamenteve zuri një vend të rëndësishëm në funksion jo vetëm të shkëmbimit të informacionit mbi zhvillimet politike në dy vendet respektive, por edhe të avancimit të nismave ligjore në dobi të qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali që prej viteve 90. Presidenti Meta dhe Zoti Grasso vlerësuan komunitetin arbëresh, trashgiminë e tij historike e kulturore, vecanërisht në kuadër të vitit të Skënderbeut, si një vlerë të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe që kërkon të promovohet në vazhdimësi.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: meta
Pas

“Me liderë të vërtetë”, Topalli kujton Azem Hajdarin

Para

BE i “mbyll” derën Ballkanit, Mogherini: S’ka anëtarësim për dy vjet

Para
BE i “mbyll” derën Ballkanit, Mogherini: S’ka anëtarësim për dy vjet

BE i "mbyll" derën Ballkanit, Mogherini: S'ka anëtarësim për dy vjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.