01:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta takohet me komunitetin shqiptar në Londër: Jeni pasuri e madhe por politika duhet të punojë më shumë

18:40 | 25/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takohet me komunitetin shqiptar në Londër: Jeni pasuri e madhe por politika duhet të punojë më shumë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në Britaninë e Madhe. Meta tha se politika duhet të punojë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë, ndërsa vlerësoi kontributin e komunitet shqiptar për vendlindjen.

“Ne si politikanë duhet të punojmë shumë për ta konsoliduar më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë në mënyrë që edhe ju të merrni sa më shumë lame të mira nga vendi ynë, por edhe të afërmit tuaj dhe familjarët tuaj në Shqipëri. Ju keni arritur të kontribuoni për familjet tuaja dhe të investoni që shumë nga të afërmit tuaj gjithashtu të studiojnë këtu”, – u shpreh Kryetari i LSI-së, duke vlerësuar edhe shqiptarët që studiojnë në Britaninë e Madhe si një pasuri të madhe për vendin tonë.

“Kemi një komunitet të jashtëzakonshëm që punon në Londër dhe në Britaninë e Madhe, por kemi edhe një komunitet të jashtëzakonshëm që studion këtu me të rinj shqiptarë që janë integruar. Kjo është një pasuri e madhe për vendin tonë, që ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë sidomos në drejtim të integrimit të gjithë atyre që studiojnë këtu në institucione dhe në të gjithë jetën e vendit pasi sjellin një kulturë të re, sjellin një vizion të ri”, – vijoi  Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se politika duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të përçojë mesazhe pozitive, ndërsa nënvizoi nevojë për të forcuar dialogun politik në Shqipëri ashtu si edhe forcimin e institucioneve që do të ndikonte në rritjen ekonomike.

“Dua të shpreh edhe detyrimin tonë për të bërë më shumë për emigracionin tonë këtu, por edhe kudo dhe njëkohësisht për të bërë gjithçka që shqiptarë kudo ku ndodhen të jenë sa më pranë njëri-tjetrit. Njëkohësisht edhe të kenë gjithmonë një mesazh pozitiv nga vendi i tyre, gjë që kërkon edhe një politikë pak më bashkëpunuese në Shqipëri. Ky ka qenë dhe mbetet një nga qëllimet tona kryesore që të shërbejmë për të forcuar dialogun politik në vend me qëllim forcimin e institucioneve të vendit tonë dhe njëkohësisht në këtë mënyrë rritjen e mëtejshme të ekonomisë së vendit si një bazë shumë e rëndësishme jo vetëm që të rinjtë tanë të mos mendojnë më për t’u larguar nga Shqipëria, por edhe për të krijuar një mjedis sa më të përshtatëm për kthimin e shumë të tjerëve, të cilët mendojnë se ato eksperienca që i kanë realizuar këtu apo në vende të tjera të munden t’i investojnë në Shqipëri”, – shtoi z. Meta.

meta-londer1.jpeg

Gjithashtu, Kryetari i LSI-së tha se komuniteti shqiptarë luan një rol shumë të rëndësishëm në një vend jashtëzakonisht të rëndësishëm, një partner të provuar e një aleat të jashtëzakonshëm siç është Britania e Madhe për Shqipërinë.

“Ju falënderoj për atë kontribut që jepni për forcimin e marrëdhënieve tona me Britaninë e Madhe dhe në këtë mënyrë besoj se ju do të vazhdoni të kontribuoni edhe më tej për t’i mbështetur këto lidhje dhe njëkohësisht për të shfrytëzuar të gjitha lidhjet tuaja këtu dhe për të ndihmuar zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, i cili shoqërohej në këtë takim edhe nga deputeti i LSI-së, Ylli Shehu.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ilir metaylli shehu
Pas

Monika Kryemadhi Presidente? Përgjigjet deputetja e LSI

Para

Kryemadhi: Marrëdhënia ime dhe e Ilirit “personale” me Ramën, Berishën, Bashën. Nusen e Blushit e kam pasur…

Para
Kryemadhi: Marrëdhënia ime dhe e Ilirit “personale” me Ramën, Berishën, Bashën. Nusen e Blushit e kam pasur…

Kryemadhi: Marrëdhënia ime dhe e Ilirit "personale" me Ramën, Berishën, Bashën. Nusen e Blushit e kam pasur…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.