Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Meta shkruan se përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale.
“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO.” shkruan Meta.
(M.Q/Faxweb)