Presidenti i Republikës,Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, Dardan Gashi.
Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, si një aset me vlera të mëdha për kombin.
Ilir Meta, një rëndësi të veçantë i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë.
Meta, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Presidenti Meta, theksoi se shqiptaret e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.
(S.SH/Faxweb)