07:28 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta takon Ekaterina Zaharieva, ministrja bullgare: Implementimi i reformës, një hap me rëndësi

11:32 | 26/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takon Ekaterina Zaharieva, ministrja bullgare: Implementimi i reformës, një hap me rëndësi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim  në ambientet e Presidencës, zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Punëve te Jashtme te Republikës se Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë. Duke vënë në dukje se Bullgaria është një partnere e qendrueshme e Shqipërisë, Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore. Presidenti Meta përshëndeti rolin e Bullgarisë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale në funksion të qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe orientimit euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva vlerësuan se vendet tona reflektojnë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare. Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj. Kreu i Shtetit shqiptar, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, shprehu besimin në mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane. Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit tw organizuar

“Hap me rëndësi drejt forcimit të institucioneve. Reforma  janë me rëndësi në luftën kundër korrpsionit. Implementimi i reformës është një hap me rëndësi “, është shprehur gjatë takimit Zaharieva

Ky është takimi i dytë i Metës me personalitete dhe zyrtarë të huaj. Dje ai takoi në Presidencë ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ku nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vlerësoi vizitën e Dimitrov si shprehje e vullnetit të qeverisë së Maqedonisë për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët. (J.V/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2507″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_thumbnails” override_thumbnail_settings=”0″ thumbnail_width=”240″ thumbnail_height=”160″ thumbnail_crop=”1″ images_per_page=”20″ number_of_columns=”0″ ajax_pagination=”1″ show_all_in_lightbox=”0″ use_imagebrowser_effect=”1″ show_slideshow_link=”1″ slideshow_link_text=”[Show slideshow]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

 

Pas

“Kërkova azil se gruan do të ma merrnin prostitutë”, historia e trishtë e Palomës dhe Ronaldos që jetojnë të ndarë për së gjalli

Para

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri, Demi: Ka më shumë energji se Starova dhe pamje simpatike

Para
Partizani zyrtarizon trajnerin e ri, Demi: Ka më shumë energji se Starova dhe pamje simpatike

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri, Demi: Ka më shumë energji se Starova dhe pamje simpatike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.