Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar mbrëmjen e kaluar ekipin e kërkim shpëtimit të Izraelit që erdhën në mbështetje të Shqipërisë gjatë operacinit pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Meta shprehet se e ka falenderuar për punën që kanë bërë dhe solidaritetin që kanë teguar me vendin tonë, ndërsa shton se ata jo vetëm na ndihmuan, por edhe na mësuan shumë.
“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik. Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë! Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë. ?????”, shkruan Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)