Presidenti i vendit, Ilir Meta, gjatë një vizite në Kosove, në një takim që ka patur me Kryeministrin Ramush Haradinaj, është shprehur optimist për progresin e Kosovës.
Meta tha se pret që Kosova të gjejë zgjidhje të mençura për integrimin në Europë.
“Shpresoj shumë në angazhimin e mëtejmë edhe të kryeministrit Haradinaj dhe të gjithë Qeverisë, por edhe të opozitës për të dhënë zgjidhje të mençura për të gjitha ato çështje të cilat do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Në këtë drejtim, mund t’i sigurojmë Kosovës për mbështetjen tonë maksimale, gjithmonë në koordinim me kryeministrin, me presidentin dhe Parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet këtu”, theksoi presidenti Meta.
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post