09:26 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta takon homologun Steimeier: Presidenti gjerman ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët(FOTO)

16:40 | 26/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takon homologun Steimeier: Presidenti gjerman ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët(FOTO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë i ftuar nga homologu i Tij, Frank-Walter Steimeier.

Kjo vizitë përkon me 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Pas pritjes ceremoniale në Pallatin presidencial “Schloss Bellevue” dhe takimit zyrtar, ku mori pjesë dhe Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, zoti Michael Roth, të dy Presidentët dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti i Republikës theksoi gjatë takimit dhe konferencës për shtyp se: “Shqipëria u kushton një rëndësi shumë të veçantë marrëdhënieve me Gjermaninë dhe kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të tyre. Me shumë kënaqësi konstatoj se Presidenti Steinmeier ka një vëmendje të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

“Marrëdhëniet sot janë të shkëlqyera dhe të një bashkëpunimi strategjik, të cilat janë forcuar në këto 30 vjet, duke krijuar një perspektivë po aq të shkëlqyer dhe një klimë shumë të mirë për shtrirjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për mbështetjen dhe ndihmën që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin në NATO.

Të dy presidentët, duke veçuar kontributin e shqiptarëve në Gjermani, vlerësuan mbylljen e procedurave të ratifikimit nga të dy palët të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.

Presidenti Meta e siguroi Presidentin Steinmeier për vazhdimësinë e zbatimin të reformës në drejtësi, si një prioritetet i qenësishëm për të ndërtuar një sistem gjyqësor funksional e për pasojë krijimin e një klimë më të mirë për bizneset dhe investimet vendase e të huaja.

Në këtë drejtim u theksua njëkohësisht nevoja e nxitjes së bizneseve dhe investitorëve gjermanë për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë e për të rritur praninë e tyre në aspekte të ndryshme të jetës në vendin tonë.

Presidenti i Republikës, duke diskutuar për bashkëpunimin rajonal, u ndal veçanërisht në impaktin e rëndësishëm të Procesit të Berlinit për Shqipërinë si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, krijimin e një rajoni bashkëpunues, të sigurt, të qëndrueshme, të emancipuar dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian.

Presidenti Steinmeier i vlerësoi shumë të rëndësishme marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se kjo vizitë, nga të parat e Presidentit Meta jashtë shtetit, është dëshmia më e mirë e këtyre marrëdhënieve të veçanta.

Presidenti gjerman Steinmeier vlerësoi rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të Shqipërisë, si faktor stabiliteti në rajon dhe si partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm.

(B.H/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2848″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Pas

Vrau gruan me sqepar, mjeku flet për autorin: Nuk kishte probleme psiqike por alkooli

Para

“Operacionet në Elbasan janë false, të gjithë e dinë se peshqit e mëdhenj darkuan me Çakon”

Para
“Operacionet në Elbasan janë false, të gjithë e dinë se peshqit e mëdhenj darkuan me Çakon”

“Operacionet në Elbasan janë false, të gjithë e dinë se peshqit e mëdhenj darkuan me Çakon”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Luftë për mbijetesë/ 761 OJQ peticion global: Thyeni rrethimin, dërgoni ndihma në Gaza!

“Iu bashkuat trenit të fitores!”/ Rama falënderon diasporën: Mesazhi juaj na bën më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE

VIDEOLAJM/ Gjurmë plumbash mbi xham: Pamjet e para nga atentati që tronditi Durrësin

Historia e butonit “Like”, Facebook nuk e shpiku – por pushtoi internetin me shpejtësi

Kërkuan pamje filmike në KQZ, Rama mesazh deputetëve: Jemi një skuadër, humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kapitull i ri pas Brexit në 2020/ Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Aplikimet për azil bien me 31% në dy muajt e parë të 2025-s, Eurostat: Më pak se 1 mijë kërkesa

Vrasje me armë në Durrës/ Ekzekutohet 29-vjeçari Ermir Dedja, i njohur për precedentë penalë

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.