08:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta takon János Áder në Hungari: Mbështetje Shqipërisë në rrugën e integrimit europian

15:36 | 20/06/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takon János Áder në Hungari: Mbështetje Shqipërisë në rrugën e integrimit europian

Presidenti i Republikës,Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, u prit sot nga Presidenti i Republikës së Hungarisë, János Áder, në Sheshin Szent György, njofton Presidenca.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera, historike e tradicionale midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjet që Hungaria dhe hungarezët e kanë dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në momente kyçe të historisë.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e qartë dhe konsistente të Hungarisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta, kërkoi mbështetjen e Hungarisë për arritjen e konsensusit brenda Këshillit të BE-së dhe mbështetjen e rekomandimit të Komisionit për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Duke u ndalur në bashkëpunimin dypalësh, Meta, nënvizoi faktin se bashkëpunimi ekonomik e tregtar duhet t’i përgjigjet marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe potencialeve që dy vendet kanë, si në pasuri natyrore ashtu dhe në ato njerëzore.

Rivendosja e linjës direkte ajrore midis kryeqyteteve të të dy vendeve dhe hapja e Dhomës së Tregtisë së Hungarisë në Tiranë do të bëjnë që ky bashkëpunim të rritet ndjeshëm dhe që pas katër viteve ta festojmë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me rezultate shumë positive edhe në këtë drejtim – u shpreh Presidenti.

Të dy Presidentët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Budapestit për menaxhimin e ujit dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të shtrihet edhe më tej, duke përfituar nga eksperienca dhe teknologjia hungareze në këtë fushë.

Më tej ata u ndalën edhe në zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat e kërcënimet me të cilat vëndet e këtij rajoni po përballen.

Presidenti hungarez Áder e siguroi Presidentin Meta për mbështetjen e Hungarisë, si në drejtim të integrimit evropian, ashtu edhe për nxiten e mëtejshme të bashkëpunimit ekononmik midis dy vendeve.

 

 

 

Etiketa: hungarimetatakon presidentin
Pas

Plagosi rëndë prindërit dhe ja mbathi nga banesa, kush është 25-vjeçari që po kërkohet nga Policia e Durrësit (Emrat)

Para

Historia e ‘’errët’’ e Ana Likës, rrëfen për herë të parë momentin kur është arrestuar nga Policia

Para
Historia e ‘’errët’’ e Ana Likës, rrëfen për herë të parë momentin kur është arrestuar nga Policia

Historia e ‘’errët’’ e Ana Likës, rrëfen për herë të parë momentin kur është arrestuar nga Policia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

Të shtëna me armë në Greqi, vritet ish-zyrtari

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit në Iran

Do të luajnë në Europë këtë vit, në skenë për transferimin e Manajt del skuadra ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Izraeli: Mbi 90 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane

Linja ajrore izraelite do të fillojë të sjellë qytetarët e bllokuar në shtëpi

Izraeli godet vendndodhjen e municioneve në Iran, Teherani i përgjigjet për herë të parë me raketën balistike supersonike

Mbi 50 avionë luftarakë izraelit sulmojnë objektiva të rëndësishme ushtarake në Iran

David Petraeus dhe ‘matematika e raketave’: Iranit i kanë mbetur më pak se 1 mijë, ato izraelite dhe amerikane do të zgjasin shumë më gjatë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.