Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputovicz.
Presidenti Meta u shpreh se Polonia ka dhënë mbështetje të qartë për Shqipërinë në çeljen e negociatave.
“Vizita e ministrit, tregues i një vëmendje të veçantë.” – mësohet të jetë shprehur Meta.
Gjithashtu Meta është shprehur se shkëmbimet tregtare mes vendeve janë në rritje.
(E.L./Faxweb)