Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar në Francë me kryeministrin izraelit Benjamin Netayahu. Ndërsa ka postuar foton nga takimi me kryeministrin izraelit në ‘Facebook’ Meta shkruan “Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”.
Meta ndodhet në mesin e shumë liderëve botëror në Paris ku po përkujtohet 100-vjetori i luftës së parë botërore.
Benjamin Netanyahu kishte parashikuar të zhvillonte një vizitë në Shqipëri disa javë më parë, por ai e anuloi vizitën pasi në shtetin hebre kishte ndërruar jetë ministri i Shërbimeve Fetare David Azoulay. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post