Presidenti Ii Republikës Ilir Meta ndodhet në Amerikë ku së fundmi është takuar me me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Michael Mçaul.
Meta shkruan se mbështetja e kongresit për forcimin e partneritetit strategjik, mbetet kyç ndërsa shton se përveç raporteve mes vendeve përkatëse në kuadrin e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit, mbetet I rëndësishëm bashkëpunimi ekonomik.
“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin Republikan të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael Mçaul.
Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike.
Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon. ?????”, shkruan Meta.
Më herët, Meta u takua edhe me anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë. Sipas Metës, takimi ishte i frytshëm ndërsa, ka vlerësuar rolin e tyre për forcimin e lidhjes së Shqipërisë si një vend transatlantik dhe si një kontribut për shtimin dhe forcimin e marrëdhënieve me SHBA.
(F.GJ/FAXWEB.AL)