Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me homologun francez Emmanuel Macron. Ka qenë vetë kreu i shtetit shqiptar i cili ka bërë publik lajmin përmes rrjetit social Facebook.
Presidenti Meta shprehet i lumtur për këtë takim, dhe shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.”- shkruan Meta.
(M.Q/Faxweb)