Presidenti i vendit Ilit Meta mëngjesin e sotëm ka takuar ish-kryeministrin e Italisë Romano Prodin. Teksa kanë shkrepur edhe një foto Meta është shprehur se diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë.
I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve.”, shprehet Meta.
Sjellim në vëmendje që sot Romano Prodi u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa pozitive për në BE dhe se vendet e tjera duhet ta mbështesin. (J.V/Faxweb)