Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndodhet për një vizitë pune në Bruksel, i shoqëruar nga Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha.
Takimin e parë, Meta e ka zhvilluar në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zv/Presidenti i PE-së dhe kreu i grupit “Miqtë e Shqipërisë”, David Sassoli.
Kreu i Kuvendit falenderoi grupin “Miqtë e Shqipërisë” për mbëshjtetjen që i kanë dhënë integrimit europian të vendit.
Nga ana tjetër, zv/presidenti i PE-së u shpreh s,e Shqipëria ka bërë progres të madh dhe do ketë mbështetjen e plotë të PE.
“Shqipëria është çelës stabiliteti në rajon”, deklaroi Sassoli.