22:21 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta: Të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë

13:22 | 31/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta: Të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësisë administrative nr. 11 të Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, qytetarë, simpatizantë. 

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia politike, që mbështet bashkëpunimin, harmoninë dhe përfshirjen dhe se aty e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja. “Mesazhi i LSI-së, është një mesazh bashkëpunimi është një mesazh harmonie, përfshirjeje, te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja. Sepse të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor të kenë një formim profesional sa më të përshtatshëm në mënyrë që të kenë edhe mundësi për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë kostot e jetesës së tyre”, – tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi kjo forcë politik u jep besim të rinjve.

“Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe të rinjtë e të rejat e duan LSI-në, sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSI-në sepse LSI u jep besim të rinjve”,theksoi z. Meta.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, znj. Klajda Gjosha, duke u ndalur tek programi i LSI-së, nënvizoi faktin se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet.
“Programi i LSI-s është jetik. Janë premtime që jo vetëm do të mbahen por do të bëhen realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punësimin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”,- tha znj. Gjosha duke shtuar se LSI do të dalë forcë e parë në mënyrë që të mari në dorë fatet e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.
“Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëve dhe të familjeve shqiptare”,- u shpreh znj. Gjosha.
Nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, z. Luan Rama theksoi se LSI duhet të marri besimin e qytetarëve, pasi LSI do t’u ofrojë siguri për familjet dhe të ardhme për brezin e ri pasi LSI është një shans për të gjithë. “Të gjithë ata që duan sigurinë e jetës së familjes së tyre dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët për nipërit dhe për mbesat duhet që në 25 qershori të zgjedhin LSI-në, sepse LSI-ja është shansi për të gjithë. Duke votuar LSI-në kemi votuar për veten tonë, kemi votuar për Shqipërinë”, u shpreh Nënkryetari i LSI-së. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: ilir metaLSIte rinjte
Pas

Ylli Manjani konstaton se nuk po kapet më hashash: E zuri tymi dhe qeverinë politeknike?

Para

Përfundon pas 6 vitesh “Të harruarit”, në pranga dy persona dhe dy të tjerë në kërkim

Para
Nga Turqia drejt Shqipërisë me 2,5 kg heroinë, në pranga 41-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Përfundon pas 6 vitesh “Të harruarit”, në pranga dy persona dhe dy të tjerë në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.