15:11 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta thërret në takim urgjent Manastirliun: Të rritet buxheti për shëndetësinë, masat mbrojtëse për mjekët

14:41 | 07/07/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta thërret në takim urgjent Manastirliun: Të rritet buxheti për shëndetësinë, masat mbrojtëse për mjekët

Presidenti i vendit Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të Tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për sfidat aktuale të përballimit të pandemisë COVID-19.

Ministrja Manastirliu e informoi Presidentin Meta se në zbatim të strategjisë së hartuar dhe propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, janë marrë masat për sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale, rritjen e kapaciteteve të testimeve, kapaciteteve spitalore dhe burimeve njerëzore.

“Strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19. Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë” tha Ministrja Manastirliu.

Kreu i Shtetit pasi e siguroi Ministren për solidaritetin dhe mbështetjen e Tij të plotë për institucionet shëndetësore, shprehu falenderim dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës që janë duke shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në vijën e parë të frontit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, si dhe nevojën e rritjes së masave mbrojtëse për mjekët. Kreu i Shtetit apeloi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit të ri turistik.

Në këtë kuadër, Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan domosdoshmërinë e vijimit të koordinimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore. Gjithashtu, Kreu i Shtetit nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të COVID-19, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.

Etiketa: meta manastirliu
Pas

OSBE kundër nismës për ndryshimin e sistemit: Nuk mund të bëhet një vit para zgjedhjeve

Para

VIDEO/ I moshuari rrèzikon të mbytet tek Liqeni Artificial, shpètohet nga kalimtarët. Mjeti përplás motorçiklistin në Kavajë

Para
VIDEO/ I moshuari rrèzikon të mbytet tek Liqeni Artificial, shpètohet nga kalimtarët. Mjeti përplás motorçiklistin në Kavajë

VIDEO/ I moshuari rrèzikon të mbytet tek Liqeni Artificial, shpètohet nga kalimtarët. Mjeti përplás motorçiklistin në Kavajë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

Gjykata e Fierit cakton masën ‘arrest me burg’ për tre personat e përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet një i ri i dyshuar për krimin

SHBA, senatorët demokratë kërkojnë ndërprerjen e fondeve për GHF, të ashtuquajturës organizatë e ndihmës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.