Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës ka deklaruar se Rama me atë që kërkonte të bënte me reformën në drejtësi kërkonte të bëhej drejtor i një burgu të madh të quajtur Shqipëri
Ai duke komentuar akuzat e Ramës se LSI pengoi reformën në drejtësi u shpreh se ajo reformë që u votua e pakapur nga Rama është falë tij dhe LSI.
Meta tha se reforma që donte të bënte Rama ishte e njëjtë me reformën që ka bërë në polici, me drogë dhe krim.
“Reforma në drejtësi që donte Rama është praktikisht reforma në polici me drogën dhe krimin, fakti që kjo reformë nuk u kap nga Rama është meritë e LSI, ëndërra e zotit Rama është të bëhet drejtor i burgut, i quajtur shqipëri, ai ka një problem me alternativën”, u shpreh Meta.(B.H/Shuplaka)