17:03 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Meta tregon pse nuk ishte gjatë votimit të ministrave të Ramës në Kuvend, ku ndodhej kreu i LSI-së

15:04 | 23/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta tregon pse nuk ishte gjatë votimit të ministrave të Ramës në Kuvend, ku ndodhej kreu i LSI-së

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka qenë i pranishëm në votimin e ministrave të rinj të qeverisë dhe shkarkimin e katër të tjerëve. I gjithë votimi u drejtua nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, për shkak se vetë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte nisur për një vizitë zyrtare, pjesë e axhendës së tij.

I kontaktuar nga ”Shuplaka”, pak më pas votimit dhe pas lajmeve që qarkulluan në media, kreu i Kuvendit Ilir Meta konfirmoi që ndodhej në Aeroportin e Londrës, për një vizitë 2-ditore të parashikuar në axhendë. Kjo ka qenë arsyeja pse Meta mungoi në votimin e ministrave në Kuvend.

Veç mungesës së kryeparlamentarit, ajo që ra në sy ishte mungesa e PDIU-së.  Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi nga PDIU-ja, të cilët mbërritën në Kuvend vetëm pasi kishte mbaruar edhe shkarkimi i Tahirit dhe emërimi i Xhafajt.

Mungesa e PDIU-së në Kuvend u lajmërua edhe mëngjesin e sotëm për shkak se nuk ishin të kënaqur me mosmarrëveshjen me kryeministrin Rama.

Në Kuvend kanë qenë të pranishëm gjithsej 76 deputetë. Pas debateve të gjata dhe përplasjes me Ramës dhe Blushit kanë kaluar në Kuvend dhe emërimet e ministrave.

Në seancën e sotme plenare u miratua shkarkimi i katër ministrave Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Blendi Klosi, dhe Bledi Çuçi, si edhe emërimi i ministrave të rinj Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirlliu, Olta Xhaçka dhe Eduart Shalsi.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: ilir metaKuvendmungesevotimi
Pas

Përplasen dy motorë në Vlorë, plagosen dy drejtuesit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Para

Sherri mes Nikollës dhe Hafizit, ndërhyn deputeti demokrat, kujt i del në mbrojtje

Para
Sherri mes Nikollës dhe Hafizit, ndërhyn deputeti demokrat, kujt i del në mbrojtje

Sherri mes Nikollës dhe Hafizit, ndërhyn deputeti demokrat, kujt i del në mbrojtje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.